Atletico Madrid 2:0 Juventus, kjo është karikatura e ditës
Atletico Madrid ka shënuar fitore me rezultat 2:0 në ndeshjen e parë të 1/8 së finales së Ligës së Kampionëve kundër Juventusit.
Sport
Skuadra nga Madridi ka mposhtur kampionët italian në sfidën e parë të zhvilluar në ‘Wanda Metropolitano’.
Një nga momentet interesante të kësaj ndeshje ishte edhe festimi i Diego Simeone te goli i parë i skuadrës së tij, i shënuar nga Gimenez.
Pikërisht festa e Simeones, i ka shërbyer Omar Momanit për përgatitjen e një karikature për ‘Goal.com’./Lajmi.net/