Atletico e fiton derbin e Madridit ndaj Realit, përforcon pozitën e katërt

Atletico Madrid ka marrë një fitore të rëndësishme në përballje me Real Madrid.

Sport

08/05/2022 23:06

Derbi i Madridit i ka takuar skuadrës së Diego Simeone, e cila fitoi me rezultat 1:0, shkruan lajmi.net.

Goli i vetëm në këtë takim u shënua në minutën e 40’, nga Yannick Carrasco.

Belgu u tregua i saktë nga pika e bardhë dhe me golin e tij i dha fitoren skuadrës së Atletico Madrid.

Atletico shkon tashmë në 64 pikë për pozitën e katërt në tabelë dhe përforcon pozitën e katërt.

Real Madridi është shpallur kampion para kësaj xhiro dhe për ta nuk ka ndonjë rëndësi ky rezultat. /Lajmi.net/