Atletico do të vuajë për titull

Portieri i Atletico Madridit, Thibaut Courtois ka thënë se bashkëlojtarët e tij do të jenë të gatshëm të vuajnë në javët e fundit të garës për titull në La Ligë. Skuadra e Diego Simeones do të përfundojë edhe xhiron e 32-të në pozitën e parë, falë fitores me rezultat minimal 1:0 ndaj Villarrealit në Vicente…

Sport

05/04/2014 18:42

Portieri i Atletico Madridit, Thibaut Courtois ka thënë se bashkëlojtarët e tij do të jenë të gatshëm të vuajnë në javët e fundit të garës për titull në La Ligë.

Skuadra e Diego Simeones do të përfundojë edhe xhiron e 32-të në pozitën e parë, falë fitores me rezultat minimal 1:0 ndaj Villarrealit në Vicente Calderon.

Reprezentuesi belg përgatitet për përfundimin e vështirë të sezonit dhe thotë se nuk do të shqetësohet duke shikuar përpara në garë për titull.

“Ne shkojmë ndeshje pas ndeshje”, deklaroi Courtois për të përditshmen sportive spanjolle AS.

“Prej tani e tutje ne të gjithë do të vuajmë sepse jemi në fazën përfundimtare të La Ligës, por duhet t’ia dalim”, u shpreh ai.