Atleti Muhamet Ramadani fiton medalje e artë në Kupën Evropiane të hedhjeve U-23

Atleti kosovar Muhamet Ramadani e ka arritur edhe një sukses të madh në sportin e hedhjes së gjyles. Ai mori pjesë në Kupën Evropiane të këtij sporti për kategorinë U-23 në Portugali nga doli kampion Ramadani e fitoi medaljen e artë duke e hedhur gjylen në distancën prej 19 metrave e 28 centimetrave. Kosovari e…

Sport

12/03/2023 19:23

Atleti kosovar Muhamet Ramadani e ka arritur edhe një sukses të madh në sportin e hedhjes së gjyles.

Ai mori pjesë në Kupën Evropiane të këtij sporti për kategorinë U-23 në Portugali nga doli kampion

Ramadani e fitoi medaljen e artë duke e hedhur gjylen në distancën prej 19 metrave e 28 centimetrave.

Kosovari e la pas vetes gjermanin Eric Mahofer dhe italianin Riccardo Ferrara./Lajmi.net/