Atleti Erzen Zyberaj nderohet me dekoratën “Nderi i Komunës së Rahovecit”

Atleti nga Kosova, Erzen Zyberaj, me rastin e 111-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë më 28 Nëntor përshkoi 260 kilometra nga Prishtina për në Tiranë. Zyberaj ishte nisur nga Prishtina dhe rrugën deri në kryeqytetin shqiptar e ka kaluar duke vrapuar për 24 orë. I është nderuar nga kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi me…

Sport

06/12/2023 15:50

Atleti nga Kosova, Erzen Zyberaj, me rastin e 111-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë më 28 Nëntor përshkoi 260 kilometra nga Prishtina për në Tiranë.

Zyberaj ishte nisur nga Prishtina dhe rrugën deri në kryeqytetin shqiptar e ka kaluar duke vrapuar për 24 orë.

I është nderuar nga kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi me dekoratën “Nderi i Komunës së Rahovecit”, shkruan lajmi.net.

Postimi pa ndërhyrje i Smajl Latifit

𝐍𝐃𝐄𝐑𝐈 𝐈 𝐊𝐎𝐌𝐔𝐍Ë𝐒 𝐒Ë 𝐑𝐀𝐇𝐎𝐕𝐄𝐂𝐈𝐓 Ë𝐒𝐇𝐓Ë 𝐍𝐉Ë 𝐕𝐋𝐄𝐑Ë𝐒𝐈𝐌 𝐈 𝐌𝐄𝐑𝐈𝐓𝐔𝐀𝐑 𝐏Ë𝐑 𝐄𝐑𝐙𝐄𝐍 𝐙𝐘𝐁𝐄𝐑𝐀𝐉𝐍 🏅

Pata kënaqësinë të pres në takim atletin e shtigjeve të gjata, 🏃🏻 𝗘𝗥𝗭𝗘𝗡 𝗭𝗬𝗕𝗘𝗥𝗔𝗝𝗡, nga Drenoci, të cilit i ndava dekoratën “𝗡𝗗𝗘𝗥𝗜 𝗜 𝗞𝗢𝗠𝗨𝗡Ë𝗦 𝗦Ë 𝗥𝗔𝗛𝗢𝗩𝗘𝗖𝗜𝗧🏅, për kontributin e madh dhënë afirmimit të sportit të atletikës dhe përfaqësimin e denjë të Republikës së Kosovës në arenën kombëtare 🇦🇱 e ndërkombëtare🇪🇺.

Sportistët si Erzeni janë imazhi më i mirë i Rahovecit dhe Kosovës, andaj edhe përkrahja nuk do t’i mungojë asnjëherë.🎟️

Për motivacion të mëtejshëm në sportin e atletikës, Erzenit, i ndava subvencion në vlerë prej 1000.00€.

🤝 E përgëzoj për arritjet e njëpasnjëshme dhe i dëshiroj mbarësi e suksese në rrugëtimin e tij!

Krenar me Erzenin!. /Lajmi.net/