Atl Madrid pezullon stërvitjen, dyshohet për dy raste pozitive me COVID-19
Atletico Madrid ka pezulluar stërvitjen para ndeshjes ndaj Velta Vigos e vlefshme për xhiron e 22-të të La Ligas.

Sport
Atletico Madrid dhe Celta Vigo do të ndeshen sonte në orën 21:00, por kjo ndeshje mund të anulohet shkaku i COVID-19, transmeton lajmi.net.
Sipas “El Chiringuito”, “Los Colchoneros” kanë ndërprerë stervitjen e tyre të paraparë para ndeshjes ndaj Celtas. Nuk është konfirmuar ende për raste pozitive nga klubi.
Sipas të gjitha gjasave, të gjithë lojtarët do t’ju nënshtrohen testeve PCR dhe në rast të rezultimit negativ të të gjithëve, atëherë ndeshja ndaj Celtas do të zhvillohet sipas orarit të caktuar.
Atletico Madrid ende nuk ka konfirmuar asgjë lidhur me rastet pozitive në kampin stërvitor./Lajmi.net/
?ÚLTIMA HORA?
?El ATLETI suspende el entrenamiento y la concentración de hoy a la espera de dos PCR de posibles positivos en #COVID19.#JUGONES a las 15:10 pic.twitter.com/5haAkAzT2r
— El Chiringuito TV (@elchiringuitotv) February 8, 2021