ATK: Tejkalohet plani i të hyrave për muajin janar, mbledhin 4 milionë euro më shumë

Nga Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) për muajin janar thonë të kenë shënuar 4 milionë euro më shumë të hyra.

Lajme

05/02/2021 15:27

“Të hyrat në Administratën Tatimore të Kosovës(ATK) për muajin janar kanë shënuar performancë të mirë duke tejkaluar pritshmëri e planifikuara. Për muajin e parë të këtij viti janë mbledhur 64.04 milion euro, që në krahasim me planin kemi rreth 4 milion euro të mbledhura më shumë”, thuhet në komunikatën për media nga ATK.

Nëpërmjet një komunikate thuhet se trendi i arritur për këtë muaj, tregon një nismë të mirë të punës së ATK.

“Trendi i arritur për këtë muaj, tregon një nismë të mirë të punës së ATK-së e cila patjetër se do të ketë reflektim edhe në aktivitetet tjera, të cilat vitin 2020 si shkak i pandemisë janë zhvilluar brenda mundësive, të cilat kanë lejuar vendimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës. ATK është në fazën e finalizimit të dokumenteve strategjike, të cilat do të përcaktoj objektivat dhe aktivitetet tjera për këtë vit dhe vitet në vazhdim”, thuhet në komunikatë./Lajmi.net/