ATK shpall aplikimin për rimbursimin e kuponëve fiskal

Administrata Tatimore e Kosovës njofton gjithë qytetarët se nga data 1 janar 2019 mund të aplikojnë për rimbursim nga kuponët fiskal.

Lajme

08/01/2019 11:06

“Aplikimi për rimbursim të mjeteve nga grumbullimi i kuponëve fiskal për TM4/2019, ka filluar nga data 1 janar 2019 dhe vazhdon deri me 31 janar 2019”, thuhet në njoftimin e ATK-së.

ATK thekson se aplikimi bëhet duke  plotësuar aplikacionin për rimbursim të mjeteve nga grumbullimi i Kuponëve Fiskal.

“Aplikacioni duhet të plotësohet në mënyrë elektronike përmes ueb-faqes së Administratës Tatimore të Kosovës www.atk-ks.org në linkun Shërbime Elektronike – Aplikacioni për Kuponë Fiskal. Aplikimi bëhet vetëm një herë për të njëjtën periudhë duke u bazuar në Numrin Personal të aplikuesit. Fituesit potencial  do të rimbursohen me dhjetë për qind (10%) të vlerës së deklaruar, por jo më shumë se  njëqind euro (100 €)”, vijon njoftimi.

ATK thekson se numri minimal i kuponëve fiskal të dorëzuar duhet të jetë 60 kuponë, me shumën minimale dyqindepesëdhjetë euro (250€).

“Kërkojmë nga qytetarët që të kenë kujdes me llogarit e tyre bankare,  të sigurohen që llogaria të cilën e kanë deklaruar në aplikacion për rimbursim të jetë funksionale. Me qëllim që rimbursimi i mjeteve të bëhet pa problem, ju lutem sigurohuni që llogaria juaj bankare mund të kreditohet sidomos kur është fjala për rimbursim nga kuponët fiskal”, thuhet në komunikatë. /Lajmi.net/