ATK shënon rritje të të hyrave për periudhën prej mbi 18 milionë euro

Administrata Tatimore e Kosovës ka shënuar rritje të të hyrave për periudhën janar-mars 2025. Kështu është deklaruar nga ATK përmes një komunikate për media, ku është shtuar se gjatë tremujorit të parë të vitit 2025 janë realizuar të hyra tatimore në vlerë prej 254.6 milionë euro, duke shënuar një rritje prej 18.3 milionë euro krahasuar…

Lajme

04/04/2025 15:45

Administrata Tatimore e Kosovës ka shënuar rritje të të hyrave për periudhën janar-mars 2025.

Kështu është deklaruar nga ATK përmes një komunikate për media, ku është shtuar se gjatë tremujorit të parë të vitit 2025 janë realizuar të hyra tatimore në vlerë prej 254.6 milionë euro, duke shënuar një rritje prej 18.3 milionë euro krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2024.

”Kjo rritje është rezultat i përmirësimit të shërbimeve për tatimpaguesit, reformave të ndërmarra dhe rritjes së transparencës në administrimin e tatimeve”, thuhet mes tjerash në komunikatë.

Komunikata:

Administrata Tatimore e Kosovës shënon rritje të të hyrave për periudhën janar-mars 2025

Gjatë tremujorit të parë të vitit 2025 Administrata Tatimore e Kosovës ka realizuar të hyra tatimore në vlerë prej 254.6 milionë euro, duke shënuar një rritje prej 18.3 milionë euro krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2024.

Kjo rritje është rezultat i përmirësimit të shërbimeve për tatimpaguesit, reformave të ndërmarra dhe rritjes së transparencës në administrimin e tatimeve. Ofrimi i shërbimeve profesionale dhe lehtësimi i procedurave ka ndikuar drejtpërdrejt në përmbushjen e obligimeve tatimore nga tatimpaguesit. Forcimi i llogaridhënies është mekanizëm i fuqishëm i institucionit tatimor, i cili ka rezultuar që të kemi zbatim të saktë të procedurave tatimore, si dhe rritje të integritetit.

Krejt në fund, një ndër aspektet shumë të rëndësishme ka qenë dhe mbetet forcimi i bashkëpunimit me bizneset dhe qytetarët, për të cilën ATK angazhohet vazhdimisht në dialog të hapur me komunitetin e biznesit për të adresuar sfidat dhe përmirësuar përmbushjen tatimore.