ATK sekuestron telefona mobilë pa dokumentacion përkatës

Administrata Tatimore e Kosovës në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, ka zhvilluar sot një aksion në shtatë lokacione të ndryshme në Prishtinë, me qëllim të parandalimit dhe luftimit të ekonomisë jo-formale në sektorin që për veprimtari ka shitjen dhe servisimin e telefonave mobilë, të njohur si mobi-shop.

Lajme

06/10/2020 16:22

Si rezultat i këtij aksioni janë sekuestruar 46 telefona mobilë dhe tabletë si mall pa dokumentacion.

Po ashtu, gjatë ekzaminimit të dokumentacionit është hasur edhe në mungesë të stoqeve apo nën-deklarim.

ATK aktivitetet e saj për luftimin dhe parandalimin e ekonomisë jo-formale, i ka në harmoni me Strategjinë kombëtare të Kosovës për parandalimin dhe luftimin e ekonomisë jo-formale, pastrimin e parave, financimin e terrorizmit dhe krimeve financiare 2019-2023, si dhe bazuar në Planin operative të ATK-së, analizën e riskut dhe Departamentin e Hetimeve Tatimore dhe Inteligjencës./Lajmi.net/