ATK rrit të hyrat për 10 për qind nga viti i kaluar

Të hyrat e Administratës Tatimore e Kosovës për periudhën janar-maj 2016 kanë arritur në 156 milionë euro, apo 10% më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit 2015.

Lajme

08/06/2016 12:00

Drejtori gjeneral i ATK-së, Sakip Imeri ka thënë se procesi i regjistrimit të tatimpaguesve është i shkëlqyeshëm, raporton lajmi.net

Ai tha se në këtë periudhë janë mbyllur 5 njësi të subjekteve të lojërave të fatit në Prishtinë, e po në këtë periudhë është bërë rimbursimi i qytetarëve nga kuponët fiskal në vlerë prej 1.260.390euro.

Imeri foli për shumë aktivitete dhe tha se ATK-ja është në trende pozitive.

Poashtu në ATK thonë se për këta pesë muaj kanë identifikuar 1 mijë e 257 punëtorë të paregjistruar. /lajmi.net