ATK rikujton tatimpaguesit: Pagesa me këste ose njëherësh mund të sjellë ulje të gjobave
Administrata Tatimore e Kosovës ka bërë thirrje për tatimpaguesit që kanë borxhe, duke i rikujtuar se mund të aplikojnë për pagesë me këste ose të paguajnë njëherësh dhe të përfitojnë ulje të gjobave. Sipas njoftimit të ATK-së: Për pagesë të njëhershme, tatimpaguesit mund të përfitojnë 70% ulje të gjobave. Për marrëveshje me këste, ulja e…
Lajme
Administrata Tatimore e Kosovës ka bërë thirrje për tatimpaguesit që kanë borxhe, duke i rikujtuar se mund të aplikojnë për pagesë me këste ose të paguajnë njëherësh dhe të përfitojnë ulje të gjobave.
Sipas njoftimit të ATK-së:
-
Për pagesë të njëhershme, tatimpaguesit mund të përfitojnë 70% ulje të gjobave.
-
Për marrëveshje me këste, ulja e gjobave arrin 50%.
Administrata gjithashtu paralajmëron se mosveprimi mund të çojë në masa të sforcuara mbledhjeje, përfshirë procedura ligjore. Për lidhjen e marrëveshjes me këste, kërkohet pagesa minimale prej 40% të borxhit tatimor, në këtë fazë. /Lajmi.net/