ATK me rekord të të hyrave, mblodhi mbi 424 milionë euro

Edhe këtë vit Administrata Tatimore e Kosovës (ATK), ka arritur të ruajë trendin rritës të të hyrave dhe luftimin e dukurive negative që dëmtojnë buxhetin e shtetit.

Lajme

11/12/2018 09:27

Drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), Sakip Imeri tha se bilanci i ATK-së deri më tani është shumë pozitiv.

“ATK në vitin 2018 është në situatë komode. Ne po përgatitemi për vitin e ardhshëm. Kam pas frikë se në këtë vit do të ballafaqohemi më sfida, por ia kemi dalë. Kemi pasur plan ambicioz, për 11 muaj kemi arritur 424 milionë euro, kemi trend 11 deri në 12 % të të hyrave”, ka thënë Imeri për rtk-në.

Sipas tij, falë angazhimit të zyrtarëve të ATK-së, kemi arritje të planit.

Imeri tha se deri në fund të vitit do të realizohet plani i paraparë. “Jemi në proces të reformës, jemi në plan me FMN-në, kemi hartuar një plan që brenda tri viteve do të ketë një pasqyrë tjetër për ATK-në”, deklaroi ai.

Imeri vlerësoi se kanë bashkëpunim të mirë me institucionet ndërkombëtare që janë në Kosovë.

“Kemi projekt me GIZ-in gjerman dhe kemi mbështetje shumë të madhe, edhe me institucionet tjera kemi bashkëpunim. Komunikimi me tatimpagues sjellë të mira. Qasja jonë e ATK-së që të fokusohemi tek qasja e përmbushjes vullnetare për tatime”, pohoi ai.

Për luftimin e informalitetit, Imeri tha se në Kosovë ka ekonomi informate.

“Është nj sfidë e veçantë jo vetëm për ATK-në, por edhe për të gjitha institucionet e Kosovës, ne kemi plan të veprimit ku i shohim fushat ku ka risk në këtë fushë, kemi aktivitet edhe me institucionet e Kosovës, ne luftojmë pjesën e hirtë, kurse pjesa tjetër është kriminale, është një sëmundje e rënd për bizneset, rritja ekonomike është 4 %, të gjitha faktet tregojnë se ka luftim të ekonomisë informale”, tha ai.

Sipas Imerit edhe pajisja me arka fiskale ka vazhduar me ritëm pozitiv.