ATK-ja mblodhi 460 milionë euro të hyra tatimore në pesë muajt e parë të vitit

Administrata Tatimore e Kosovës ka publikuar të dhënat për pesëmujorin e parë të vitit, ku bëhet e ditur se janë mbledhur gjithsej 460.4 milionë euro të hyra tatimore, që paraqet një rritje prej 10.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Në njoftimin e saj, ATK thekson përkushtimin për transparencë dhe integritet në…

Lajme

05/06/2025 12:41

Administrata Tatimore e Kosovës ka publikuar të dhënat për pesëmujorin e parë të vitit, ku bëhet e ditur se janë mbledhur gjithsej 460.4 milionë euro të hyra tatimore, që paraqet një rritje prej 10.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Në njoftimin e saj, ATK thekson përkushtimin për transparencë dhe integritet në shërbim të tatimpaguesve.

“ATK mbetet e përkushtuar në forcimin e integritetit dhe transparencës, duke ofruar mbështetje profesionale të rregullt dhe të qasshme për të gjithë tatimpaguesit. Zbatimi i ligjit në mënyrë të barabartë dhe monitorimi i përhershëm i zbatimit të obligimeve tatimore janë thelbësore në rrugëtimin tonë drejt një administrate më të fuqishme dhe më të besueshme”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, ATK ka shprehur mirënjohje për të gjithë qytetarët dhe bizneset që i kryejnë me rregull detyrimet ndaj shtetit.

“ATK njëherësh ka falënderuar tatimpaguesit që përmbushin detyrimet e tyre me korrektësi, duke kontribuar drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik dhe mirëqenien e përgjithshme të vendit tonë”, thuhet më tej në komunikatë.