ATK-ja dhe Policia evidentojnë 157 punëtorë të padeklaruar në qendrat e masazhit dhe lokalet e natës
12 qendra masazhi dhe lokale me muzikë nate janë mbyllur nga Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut. Kjo u bë e ditur nga MINT, ku u tha se inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut, që vepron në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, në bashkëpunim më Policinë e Kosovës, përkatësisht Drejtorinë e Hetimit…
Lajme
12 qendra masazhi dhe lokale me muzikë nate janë mbyllur nga Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut.
Kjo u bë e ditur nga MINT, ku u tha se inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut, që vepron në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, në bashkëpunim më Policinë e Kosovës, përkatësisht Drejtorinë e Hetimit të Trafikimit me Njerëz, me inspektorët nga Administrata Tatimore e Kosovës, si dhe me inspektorët nga Inspektorati Qendror i Punës, kanë realizuar një aksion të gjerë inspektimi tek operatorët ekonomikë, të cilët ushtrojnë veprimtari tregtare – aktivitete të mirëmbajtjes trupore (qendra masazhi) dhe aktivitete tjera të argëtimit dhe rekreacionit (muzikë nate).
Aksioni i përbashkët ka rezultuar me inspektimin e 123 subjekteve ekonomike, përkatësisht 73 operatorë ekonomikë, të cilët ushtrojnë veprimtari tregtare – aktivitete të mirëmbajtjes trupore (qendra masazhi) dhe 50 operatorë ekonomik, që ushtrojnë veprimtari tregtare aktivitete tjera të argëtimit dhe rekreacionit (muzikë nate). /Lajmi.net/