ATK humbje 24 milionë euro, mbi 133 mijë aplikues për të përfituar nga Pakoja Emergjente

Pandemia e përhapur në gjithë shtetet e botës ka goditur rëndë ekonominë e Kosovës, veçanërisht të hyrat buxhetore të shtetit dhe në humbjen e vendeve të punës, që janë rreth 50 mijë euro deri më tash.

Lajme

06/05/2020 21:45

Kjo rënie e të hyrave në doganë dhe ATK, pritet të vazhdojë deri në fund të vitit dhe si pasojë e virusit korona do të jetë një goditje e madhe dhe e pa riparueshme për shumë biznese në vend.

Drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), Ilir Murtezaj, në një intervistë për lajmi.net se pandemia ka krijuar pasoja të konsiderueshme në aspektin e të hyrat buxhetore për muajin mars dhe prill. Ai tha se humbja që ka pësuar ATK gjatë kësaj kohës është 23.88 milionë euro.

Tani, thotë drejtori i ATK-së, të gjithë përfituesit nga Pakoja Fiskale Emergjente, mund të parashtrojnë kërkesat e tyre, përmes sistemit elektronik, më së largu deri më 15 maj.

Murtezaj i ka thënë lajmi.net, se deri tani nga 11 prilli deri sot janë 37 mijë e 481 kërkesa, 28 mijë e 450 janë kompensim të pagave të të punësuarve dhe 6 mijë e 924 kërkesa për kompensim të qirave. Nga këto kemi gjithsej kërkesa për të punësuar 156 mijë e 734.

“Sipas kategorive janë: kategoria A – të punësuarit që janë aktiv që kemi 133 mijë e 197. Kategoria B – përfshinë të punësuar që kanë shkëputur kontratën pas datës 13 mars, si rezultat i pandemisë janë 1327. Kategoria C – të punësuarit e rinj që kanë  lidhur kontrata pas datës 1 mars të këtij viti janë 10 mijë e 597. Si dhe kërkesat që kanë të bëjnë me punëtorët që i janë shfaqur rrezikshmëri gjatë ofrimit të shërbimeve nëpër makete, farmaci dhe furra, totali 11 mijë e 613”, ka thënë ai.

Murtezaj ka folur edhe për bizneset që do të ketë lehtësim lidhur me pagesat që duhet të bëhën në ATK. Këto dhe detaje të tjera mund t’i ndiqni në intervistën e realizuar nga lajmi.net.

YouTube player

https://www.facebook.com/lajminet/videos/713963049345461/