Atësia e formon trurin tuaj

Hulumtuesit kanë zbuluar se meshkujt të cilët kujdesen për fëmijët e tyre nuk bëjnë vetëm që hormonet e tyre të pësojnë ndryshime, por gjithashtu ata e ri-formojnë trurin e tyre duke u kujdesur për fëmijët.

Lifestyle

16/06/2014 17:56

Edhe pse burrat kritikohen ashpër duke mos qenë mjaft prind të mirë si nënat në përgjithësi hulumtuesit kanë zbuluar se kur ata kujdesen për fëmijët e tyre, jo vetëm që nxisin ndryshime hormonale në trupin e tyre, por edhe e ri-formojnë trurin.

Përderisa kujdesen për fëmijët, truri i mashkullit tregon modele të njëjta njohëse dhe emocionale të angazhimit, të cilat janë parë zakonisht tek nënat, tregon një studim i ri, duke sugjeruar se mund të ekzistojë një rrjet \”prindër\” që është i përbashkët për të dy gjinitë.

Hulumtuesit kanë shikuar aktivitetin e trurit në 89 prindër të rinj përderisa ata po shikonin video, përfshirë disa video që shfaqnin fëmijët e tyre.

Studimi ekzaminoi nëna që kanë qenë kujdestare primare të fëmijëve të tyre, etërit e të cilëve u kanë ndihmuar me fëmijën dhe prindërit gej të cilët kishin rritur një fëmijë pa grua.

Të tre grupet e prindërve treguan aktivitete të njëjta të trurit të ndërlidhura me ato të përpunimit emocional dhe kuptimit social.

Në veçanti, baballarët të cilët ishin kujdestarët primar të fëmijëve të tyre kishin treguar një lloj të aktivizimit në përpunimin emocional kryesisht të parë më së shumti tek nënat.

Studimet e mëhershme kishin treguar se baballarët e rinj përjetojnë një rritje të estrogjenit në hormone, oksitocinës, prolaktinës dhe glukortikoideve.

Ajo që i nxiste këto ndryshime hormonale ishin kontaktet e tyre me nënën dhe fëmijët, vunë në dukje studiuesit.

Studimi i ri u shfaq në revistën Proceedings of the National Academy of Sciences.