Atentat në Shkodër- vritet një person dhe plagosen dy të tjerë

Një person është vrarë dhe tre të tjerë kanë mbetur të plagosur me armë zjarri mëngjesin e kësaj të hënë në Shkodër. A2 CNN raporton se viktima është Armando Pali, kurse raportohet se të plagosur kanë mbetur Eugen Vaso si dhe një kamariere. Sipas informacioneve paraprake, Pali është punonjës i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit…

Lajme

08/09/2025 09:27

Një person është vrarë dhe tre të tjerë kanë mbetur të plagosur me armë zjarri mëngjesin e kësaj të hënë në Shkodër.

A2 CNN raporton se viktima është Armando Pali, kurse raportohet se të plagosur kanë mbetur Eugen Vaso si dhe një kamariere.

Sipas informacioneve paraprake, Pali është punonjës i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit Shkodër, ndërsa më parë ka qenë edhe anëtar i Këshillit Bashkiak të qytetit.

A2 CNN mëson se autori i dyshuar i atentatit është arrestuar nga policia, në përpjekje për t’u larguar nga qyteti.