Atë që politikanët kosovarë s’guxojnë ta thonë as në fushatë parazgjedhore, Sermb Gjergji e thotë sot! (Video)

Politikanët kosovarë as në fushatë parazgjedhore nuk guxojnë ta bëjnë një premtim se munden ta katërfishojnë rritjen e buxhetit të Kosovës, por këtë ka guxuar ta thotë kandidati i vetëshpallur për president, Sermb Gjergji.

Lajme

24/08/2015 15:54

Gjergji, sot përmes një konference për media, ka shpalosur strategjinë e tij, me anë të së cilës sipas tij mund të katërfishohet buxheti i Kosovës.

Ai ka thënë se këtë strategji buxheti i Kosovës mund të rritet në 5.5 miliardë euro.

Gjergji ka theksoi se strategjia bazohet duke aplikuar kthimin e TVSH-së në fund të vitit te të gjitha familjet kosovare.

Gjergji përmendi si të ndalet informaliteti dhe kontrabanda, si mund t’i pasurojmë familjet deri 1300 euro çdo vit, si pasurohen komunat nga mbledhja e taksës në pronë.

Ai tha se duhet të hiqet TVSH-ja nga pikat kufitare, por të paguhet kur shitet malli.

Një pikë tjetër me rëndësi e cila u përmend nga Gjergji, i cili është i punësuar në Telekomin e Kosovës, është si të ulet instalimi i arkës fiskale në 8.3 euro në muaj apo 100 euro në vit.

Ndër të tjera, Seremb Gjergji ka theksuar se me Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit (MSA) që do të nënshkruajë Kosova me Bashkimin Evropian,  nga 1 janari 2016 pritet që Kosova të mos ketë më dogana.

Kjo, sipas tij, nënkupton që buxheti i konsoliduar i Kosovës të shkurtohet në rreth 650 milionë euro.

“Me këtë nënkuptohet largim masiv nga puna në sektorin publik, nga qeveria deri te komunat”, tha Gjergji.

“Kompanitë publike qe marrin subvencion nga shteti do të bankrotojnë dhe ekonomia do të bjerë nën zero”, u shpreh Gjergji.

Prandaj, ai mendon se është e domosdoshme një plan si të rritet buxheti i Kosovës.