Atalanta – Juventus, Ronaldo ndjek një rekord të ri

Cristiano Ronaldo ka një arsye më shumë të realizojë sonte ndaj Atalantas në Coppa Italia.

Sport

30/01/2019 11:17

Cristiano Ronaldo do ta udhëheq sulmin e Juventusit ndaj Atalantas sonte në ndeshjen e tyre çerekfinale në Coppa Italia.

Por, sulmuesi portugez do të ketë një arsye më shumë për të realizuar në Bergamo.

Pa i llogaritur kualifikimet, Ronaldo ka shënuar në 12 gara të ndryshme zyrtare me klub, Coppa Italia mund të bëhet e 13-ta, përcjell lajmi.net.

Gjysmëfinalisti do të përcaktohet me një ndeshje andaj sonte Atalanta dhe Juventus zhvillojnë duelin direkt për të kaluar tutje. /Lajmi.net/