Atalanta ia merrë një pikë Milanit

AC Milan nuk ka arritur më shumë se një barazim 1:1 në shtëpi ndaj Atalantas, në kuadër të javës së 26-të në Serie A. Kuqezinjtë kaluan në epërsi të parët në minutën e tretë të ndeshjes, kur Leao realizoi pas asistimit të Theo Hernandez. Barazimi erdhi në minutën e 42-të kur realizoi Koopmeiners. Me këtë…

Sport

25/02/2024 23:04

AC Milan nuk ka arritur më shumë se një barazim 1:1 në shtëpi ndaj Atalantas, në kuadër të javës së 26-të në Serie A.

Kuqezinjtë kaluan në epërsi të parët në minutën e tretë të ndeshjes, kur Leao realizoi pas asistimit të Theo Hernandez.

Barazimi erdhi në minutën e 42-të kur realizoi Koopmeiners.

Me këtë barazim, Milan tani ka 53 pikë në vendin e tretë, 13 më pak se lideri Interi që ka edhe një ndeshje mangu.

Në anën tjetër, Atalanta është në pozitën e pestë me 46 pikë të grumbulluara.