Atalanta dhe Inter ndajnë pikët, Roma vazhdon ngritjen

Atalanta dhe Inter kanë barazuar 1:1 në kuadër të xhiros së shtatë në Serie A.

Sport

08/11/2020 16:50

Ndeshje mjaft interesant u zhvillua në stadiumin ”Gewiss”, me vendasit që ishin më kërkues por nuk morën fitoren.

Latuaro Martinez (58′) zhbllokoi rezultatin, para se Mirnachuk (79′) të vendoste baraspeshën.

Atalanta me 13 pikë mban vendin e pestë, ndërsa Inter një pozitë më poshtë ka 12 pikë.

Roma ndërkohë ka vazhduar formën e mirë edhe ndaj Genoas, duke e mposhtur në udhëtim me rezultat 1:3.

Het-triku i Henkrikh Mkhitaryan i siguroi tre pikë të tjera skuadrës kryeqytetase, që tash ngjiten në vendin e tretë me 14 pikë. /Lajmi.net/