Astrit Haraqija: Presidenti Rugova u varros si mysliman (Video)

Ish-ministri i Kulturës dhe njëri nga njerëzit e afërt të presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova, ka mohuar kategorikisht se ish-presidenti ishte konvertuar në të krishterë.

Lajme

28/01/2017 23:59

Kështu, Haraqija ka mohuar një prej thashethemeve që ka përcjell njeriun më me ndikim në historinë e shtetit të Kosovës.

“Jo, jo edhe jo. Nuk është konvertu:”, ka thënë Haraqija në RTV Dukagjini.

Ai ka shtuar se duke qenë organizator i ceremonisë së varrimit të ish-presidentit, është kujdesur që varrosja të ndodhte sipas riteve të fesë islame.

“Kam shku te Rexhep Boja, ai gjallë është edhe e kam pyetur se si duhet me ba. Sidomos me pas kujdes që koka me qenë kah kibla”, ka treguar Haraqija. “Varri aty është, mund të shkoni dhe ta verifikoni”.

YouTube player