Astrit Fazliu largohet nga Drita

Astrit Fazliu i ka dhënë fund periudhës së tij te ekipi gjilanas.

Sport

28/05/2022 14:33

Fazliu nuk do të jetë më pjesë e Dritës, këtë e ka konfirmuar vetë klubi me anë të një postimi në faqen e tyre.

Më poshtë lajmi.net jua përcjell njoftimin e plotë të klubit.

“Faleminderit dhe suksese, ASTRIT FAZLIU

Ndeshja e finales së Kupës ishte e fundit në fanellën e DRITËS për Astrit Fazliun.

Astriti me FC DRITA zhvilloi 122 ndeshje në të gjitha garat, ku shënoi 21 gola dhe realizoi 23 asiste.

Astriti ishte një nga futbollistët tanë të dalluar, duke dhënë kontribut në ndeshje kampionale, të Kupës dhe në garat evropiane.

FC DRITA i dëshiron shendet dhe suksese në vazhdimësi në karrierë”.

Në 122 paraqitje me ekipin gjilanas, Fazliu ka shënuar 21 gola dhe dhuruar 23 asistime./Lajmi.net/