Aston Villa kërkon mesfushorin e Chelsea

Skuadra e Aston Villa është gati për një lëvizje të madhe në merkaton e janarit.

Sport

30/12/2019 23:51

Aston Villa po tentojnë të nënshkruajnë me Danny Drinkwater, në formë huazimi, bën të ditur ‘Sky Sports’, transmeton lajmi.net.

Drinkwater i cili aktualisht është pjesë e skuadrës së Chelsea, luan si i huazuar tek skuadra e Burnley.

Huazimi i tij tek Burnley do të përfundojë në janar, dhe gjasat për vazhdim janë të vogla, pasi ai ka pasur vetëm një paraqitje.

29 vjeçari është në listën e dëshirave të Aston Villa, të cilët duan të zëvendësojnë John McGinn.

Mbetet të shihet nëse Drinkwater do të kalojë tek Aston Villa. Shpresat janë edhe tek raportet e mira të lojtarit me John Terry. /Lajmi.net/