Aston Martin zbulon edicionin prej karboni

Aston Martin ka zbuluar edicionin e ri të zi prej karboni.

Auto & Tek

11/09/2014 20:10

I quajtur vetëm “Edicioni Karbon”, super-vetura britaneze vjen me një zgjedhje prej dy opsioneve, të bardhë dhe të zezë, e rrethuar me xhama të errësuar dhe rrota të zeza që mbajnë cilindra të frenimit, transmeton Lajmi.net.

Brenda në veturë gjendet rregullimi sport Herringbone prej fibrave të karbonit, thekse të zeza dhe një sistem të zërimit B&O me grila të zi të zmadhuesve.

Nën kapak vetura mban një motor 6.0 litërsh V12, që dërgon 576 kuaj-fuqi dhe 465 çifte rrotulluese në rrota përmes tetë shpejtësive automatike.