Astma rrezik për foshnjet e lindura para kohe

Një studim i përgjithshëm i bërë në më shumë se 1.5 milion fëmijë, zbuloi se rreziku nga astma në foshnjet e lindura para kohës është më i lartë se sa mendohej më parë. Përveq kësaj, rreziqet e zhivillimit të astmës janë të njejta si për fëmijët e moshës parashkollore dhe atyre në shkollë fillore, thotë…

Lifestyle

01/03/2014 20:15

Një studim i përgjithshëm i bërë në më shumë se 1.5 milion fëmijë, zbuloi se rreziku nga astma në foshnjet e lindura para kohës është më i lartë se sa mendohej më parë.

Përveq kësaj, rreziqet e zhivillimit të astmës janë të njejta si për fëmijët e moshës parashkollore dhe atyre në shkollë fillore, thotë studimi.

Fëmijët e lindur para kohës së caktuar janë një numër në rritje, dhe sëmundja e astmës është sëmundja më e zakonshme kronike në fëmijëri gjë që e bën astmën një problem të madh shëndetësor.

Astma prekë 8% të fëmijëve të lindur në kohë, ndërkohë që kjo shifër rritet në fëmijët e lindur para kohës së përcaktuar apo të paktën një javë më herët, tregon studimi.

Tek fshnjet e lindura në më shumë se tri javë para kohës së zakonshme (afatit 40 javor), në fillim kishte pothuajse 50% më me shumë gjasa për t’u zhvilluar astma.

Ata të lindur dy muaj më herët kanë tre herë me më shumë gjasa për t’u prekuar nga astma.

Të dhënat janë marrë nga 30 studime të pacientëve të lindur në vitin 1990.

Shumica ishin nga vendet perëndimore, duke përfshirë 14 nga Europa dhe 4 nga Britania e Madhe.

Shumë foshnje të lindura para kohës, përjetojnë probleme të frymëmarrjes, sepse mushkritë e tyre janë jo mirë të zhvilluara.

Gjetjet janë botuar në revistën PLOS Medicine.