Assange shpreson të largohet nga ambasada e Ekuadorit
Themeluesi i “Wikileaks”, Julian Assange, ka thënë se së shpejti do të largohet nga ambasada e Ekuadorit në Londër, pas qëndrimit mbi dy vjeçar në këtë ambasadë.

Bota
Assange e ka dhënë lajmin të hënën gjatë një konference me gazetarë, ndonëse nuk ka dhënë ndonjë detaj.
43 vjeçari, pritet të arrestohet menjëherë kur të dal nga objekti, raporton REL.
Ai iu iku autoriteteve në qershor të vitit 2012, për të evituar ekstradimin për në Suedi ku do të duhej të merrej në pyetje për akuzat për sjellje të pahijshme seksuale.
Ai ka thënë se nuk ka dëshirë të shkoj në Suedi për shkak se ata mund ta ekstradojnë për në SHBA për tu përballur me akuzën se ka zbuluar dokumente sekrete amerikane në vitin 2010.
Assange ka thënë se ai nuk është akuzuar zyrtarisht nga autoritetet britanike e as ato suedeze.