​Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota, gabuan apo qëllimshëm?

Pjesëmarrja në zgjedhjet e 9 shkurtit në komunën e Drenasit ishte 44.94% ose 25.482 votues, të cilët shumica ose 74.05 përqind i besuan Partisë Demokratike të Kosovës, por paradoksale është votat që i shkuan minoriteteve në Kosovë, edhe pse në këtë komunë nuk ka banorë nga minoritetet. 14 parti të minoriteteve kanë marrë 201 vota.…

Lajme

23/02/2025 12:57

Pjesëmarrja në zgjedhjet e 9 shkurtit në komunën e Drenasit ishte 44.94% ose 25.482 votues, të cilët shumica ose 74.05 përqind i besuan Partisë Demokratike të Kosovës, por paradoksale është votat që i shkuan minoriteteve në Kosovë, edhe pse në këtë komunë nuk ka banorë nga minoritetet.

14 parti të minoriteteve kanë marrë 201 vota. Aty u votua edhe për Listën Serbe, e cila ka marrë 5 vota.

Më poshtë po iu sjellim votat që partitë e minoriteteve kanë marrë në këtë komunë:

Naša Bošnjačka Koalicija (Naša Inicijativa i Bošnjačka stranka 1

NOVA DEMOKRATSKA STRANKA 3

KOSOVA DEMOKRATİK TÜRK PARTİSİ 2

Srpski narodni pokret 2

SRPSKA DEMOKRATIJA 2

Opre Roma Kosova 2

GRADJANSKA INICIJATIVA NARODNA PRAVDA 2

Koalicija Vakat 6

SRPSKA LISTA 5

Za Slobodu Pravdu i Opstanak 14

PDAK-LPB 10

Jedinstvena Goranska Partija 55

Yenilikçi Türk Hareket Partisi 36

INICIATIVA E RE DEMOKRATIKE E KOSOVËS – IRDK 61