Asnjë fjalë ende nga Zelensky që nga koha kur Trump e përzuri nga Shtëpia e Bardhë

Presidenti ShBA-së, Donald Trump, pezulloi gjithë ndihmën ushtarake për Ukrainën, pas përplasjes së tij me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, javën e kaluar në Zyrën Ovale. Fox News raportoi se pauza do të zgjasë derisa Trump të përcaktojë se udhëheqësit e vendit janë të përkushtuar  me besim të mirë  ndaj paqes. Deri më tani nuk ka…

Bota

04/03/2025 09:30

Presidenti ShBA-së, Donald Trump, pezulloi gjithë ndihmën ushtarake për Ukrainën, pas përplasjes së tij me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, javën e kaluar në Zyrën Ovale.

Fox News raportoi se pauza do të zgjasë derisa Trump të përcaktojë se udhëheqësit e vendit janë të përkushtuar  me besim të mirë  ndaj paqes.

Deri më tani nuk ka pasur deklaratë të drejtpërdrejt nga Presidenti i SHBA-së, Donald Trump.

As presidenti i Ukrainës nuk i ka komentuar ende këto zhvillime, ndërsa s’ka pasur deklaratë as nga Rusia./Lajmi.net/