“Asnjë cent më shumë”-sot protestohet kundër rritjes së çmimit të energjisë-elektrike
Duke filluar nga ora 12:00, sot në Prishtinë do të protestohet kundër paralajmërimit për rritjen e çmimit të faturave të energjisë elektrike. Nën moton “Asnjë cent më shumë”, qytetarët do të mblidhen për të protestuar kundër shtrenjtimit të energjisë-elektrike. Protesta parashihet të nis në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, në të njëjtën ditë kur edhe…

Lajme
Duke filluar nga ora 12:00, sot në Prishtinë do të protestohet kundër paralajmërimit për rritjen e çmimit të faturave të energjisë elektrike.
Nën moton “Asnjë cent më shumë”, qytetarët do të mblidhen për të protestuar kundër shtrenjtimit të energjisë-elektrike.
Protesta parashihet të nis në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, në të njëjtën ditë kur edhe Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE) pritet të marrë vendimin përfundimtar për çmimin e ri të rrymës.
Organizatorët u kanë bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen kësaj proteste, duke kundërshtuar paralajmërimin për një rritje prej 15% të çmimit të rrymës nga ZRrE.
“Rritja e çmimit të energjisë nuk prek vetëm faturën, por edhe bukën, vajin, qumështin – çdo aspekt të jetës sonë të përditshme”, thuhet në njoftimin e grupit organizues në Facebook.
Javën që shkoi u mbajt një protestë e ngjashme në sheshin “Skënderbeu”, ku morën pjesë qindra qytetarë.
Ndaj këtij vendimi pati reaguar edhe Presidenca, ku përmes një reagimi pati deklaruar se rritja e çmimit të rrymës do të ketë efekt zinxhir./Lajmi.net/