Asllani për mediat në Suedi: Në Kosovë u trajtova si mbretëreshë

Kosovare Asllani ishte larguar nga grumbullimi i Kombëtares së Suedisë për të ardhur në Kosovë në Ditën e Pavarsisë (17 shkurt). Mediat në Suedi shkruajnë për këtë udhëtim të futbollistët së AC Milan dhe thonë se ajo u trajtua si mbretëershë, transmeton Lajmi.net Asllani tregon se për herë të parë në Kosovë kishte ardhur me…

Sport

21/02/2023 17:51

Kosovare Asllani ishte larguar nga grumbullimi i Kombëtares së Suedisë për të ardhur në Kosovë në Ditën e Pavarsisë (17 shkurt).

Mediat në Suedi shkruajnë për këtë udhëtim të futbollistët së AC Milan dhe thonë se ajo u trajtua si mbretëershë, transmeton Lajmi.net

Asllani tregon se për herë të parë në Kosovë kishte ardhur me babai e saj dhe kjo ishte shumë emocionuese.

“Në fakt babain tim e kisha me vete për herë të parë. Ishte shumë emocionuese. Mendoj se është e rëndësishme të kujtoj edhe rrënjët e mia. Prindërit e mi kanë lindur dhe janë rritur në Kosovë. Kështu që ishte e madhe për ta dhe për mua sigurisht”, ka thënë Asllani në intervistën e saj për mediat në Suedi

Kosovare Asllani mori medalje nga presidentja Vjosa Osmani për punën e tij në fushën e barazisë gjinore dhe futbollit.

Futbollistja e klubit italian beson se në futbollin e femrave në Kosovë është investuar shumë dhe se synimi i Kombëtares është ngjitja sa më lartë në rënditjen e FIFA-s.

“Unë u trajtova si mbretëreshë kur arrita atje. Ishte frymëzuese për mua. Njerëzit mendojnë se Kosova është mbrapa, por është shumë para sa i përket barazisë gjinore”, shtoi tutje futbollistja

Kosovare Asllani sonte luan ndeshjen miqësore me Suedinë kundër Kombëtares së Gjermanisë. Kjo ndeshje nis nga ora 20:00./Lajmi.net/