“Askush mbi ligjin” – Përparim Rama reagon për arrestimin e tre zyrtarëve të Komunsë së Prishtinës
Tre zyrtarë të Komunës së Prishtinës janë arrestuar sot. Arrestimi i tyre është bërë nën dyshimet për keqpërdorim të pozitës zyrtare. “Prokuroria Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime Ekonomike ka njoftuar se në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe në koordinim të plotë me Gjykatën Themelore në Prishtinë, me masa të veçanta…
Lajme
Tre zyrtarë të Komunës së Prishtinës janë arrestuar sot. Arrestimi i tyre është bërë nën dyshimet për keqpërdorim të pozitës zyrtare.
“Prokuroria Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime Ekonomike ka njoftuar se në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe në koordinim të plotë me Gjykatën Themelore në Prishtinë, me masa të veçanta hetimore ka zhvilluar një aksion ndaj zyrtarëve të Komunës së Prishtinës, nën dyshimin e veprës penale ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’ nga neni 414 të KPRK-së, dhe veprën penale ‘’Marrja e ryshfetit’’ në bazë të nenit 421 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”,thuhej në njoftim.
Sipas Prokurorisë, gjatë zbatimit të masave të veçanta hetimore, janë shoqëruar tre persona, ndër të cilët zyrtari i komunës, A.G., është arrestuar në flagrancë për veprën penale ‘’Marrje e ryshfetit’’ sipas nenit 421 të KPRK-së, me qellim qe të ndihmojë të dëmtuarin të realizoj një pagesë për punët të cilat i kishte kryer sipas kontratës me komunë”.
E pas kësaj, i menjëhershëm ka qenë reagimi i kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama.
Rama deklaroi se kryeqyteti riafirmon përkushtimin ndaj sundimit të ligjit dhe funksionimin e pavarur të institucioneve të drejtësisë, transmeto lajmi.net.
Ai tha se Kryeqyteti do të ofrojë bashkëpunim të plotë me të gjitha organet përkatëse , në përputhje me detyrimet ligjore dhe standardet e një shteti demokratik.
“Në këtë frymë, Kryeqyteti Prishtina mbetet i hapur për çdo proces verifikimi dhe veprim procedural, në frymë bashkëpunimi dhe me respekt të plotë për organet e drejtësisë të Republikës së Kosovës.Askush mbi ligjin!”./Lajmi.net/