ASK publikon të dhënat: Në muajin nëntor lindën mbi 2 mijë fëmijë, më pak se në tetor
Agjencioni i Statistikave të Kosovës, ka publikuar të dhënat për lindjet gjatë muajit nëntor. Sipas ASK-së, gjatë nëntorit, brenda dhe jashtë Kosovës, kanë lindur 2 mijë e 184 lindje brenda dhe jashtë Kosovës. Prej këtyre lindjeve të regjistruara 1 107 janë meshkuj dhe 1 077 janë femra. Sipas të dhënave zyrtare të ASK-së krahasuar me…
Lajme
Agjencioni i Statistikave të Kosovës, ka publikuar të dhënat për lindjet gjatë muajit nëntor.
Sipas ASK-së, gjatë nëntorit, brenda dhe jashtë Kosovës, kanë lindur 2 mijë e 184 lindje brenda dhe jashtë Kosovës. Prej këtyre lindjeve të regjistruara 1 107 janë meshkuj dhe 1 077 janë femra.
Sipas të dhënave zyrtare të ASK-së krahasuar me muajin tetor 2025, numri i lindjeve në nëntor ka shënuar rënie prej rreth 3.7 për qind, duke reflektuar një trend të lehtë rënës të natalitetit për këtë periudhë.
“Në muajin nëntor 2025 janë regjistruar 2 184 lindje (brenda dhe jashtë Kosovës). Prej këtyre lindjeve të regjistruara 1 107 lindje janë meshkuj dhe 1 077 lindje janë femra. Në muajin nëntor 2025 pati rënie të numrit të lindjeve rreth -3,7 %, krahasuar me muajin tetor 2025”, thuhet në raportin e ASK-së.