ASK publikon të dhënat: Më shumë meshkuj sesa femra të lindur në 2024
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhënat vjetore për lindjet për vitin e kaluar, ku janë regjistruar gjithsej 31 717 lindje brenda dhe jashtë Kosovës. Sipas ASK-së, prej këtyre lindjeve të regjistruara, vetëm në Kosovë janë lindur 21 487 foshnje, nga të cilat 11 115 ishin meshkuj (ose 51,7%) dhe 10 372 ishin…

Lajme
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhënat vjetore për lindjet për vitin e kaluar, ku janë regjistruar gjithsej 31 717 lindje brenda dhe jashtë Kosovës.
Sipas ASK-së, prej këtyre lindjeve të regjistruara, vetëm në Kosovë janë lindur 21 487 foshnje, nga të cilat 11 115 ishin meshkuj (ose 51,7%) dhe 10 372 ishin femra (ose 48,3%).
“Burimi i të dhënave është Agjencia e Regjistrit Civil të Kosovës, gjegjësisht Zyrat e Gjendjeve Civile. Sipas dispozitave ligjore mbi udhëheqjen e regjistrave themeltarë për Lindjet, rastet regjistrohen në mënyrë obligative në regjistrat e lartë-cekur, në vendin ku ka ndodhur ngjarja, pa marrë parasysh se personat me të cilët lidhet ngjarja, vendbanimin e përhershëm e kanë në atë vend ose në ndonjë vend tjetër. ASK-ja do të vazhdojë me grumbullimin e të dhënave përmes pyetësorëve të veçantë statistikorë, për Lindjet DEM-1, gjatë këtij viti kalendarik, sikurse deri më tani. Grumbullimi i të dhënave vazhdon të bëhet çdo muaj dhe do të shërbejë për krijimin e bazës së të dhënave, si dhe krahasimin me të dhënat administrative”, thuhet në njofitm.