ASK publikon numrin e kosovarëve që mbajnë emrin Ismail
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar numrin e kosovarëve që mbajnë emrin e Ismail Qemailit i cili ngriti flamurin në Vlorë 112 vite më parë. ASK përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se emrin “Ismail” e mbajnë më shumë se 3800 qytetarë në Kosovë. “A e dini se? Emrin “Ismail” e mbajnë më…
Lajme
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar numrin e kosovarëve që mbajnë emrin e Ismail Qemailit i cili ngriti flamurin në Vlorë 112 vite më parë.
ASK përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se emrin “Ismail” e mbajnë më shumë se 3800 qytetarë në Kosovë.
“A e dini se? Emrin “Ismail” e mbajnë më shumë se 3800 qytetarë në Kosovë, një simbolikë e lidhur me figurën historike të Ismail Qemalit – arkitektin e Pavarësisë së Shqipërisë.
Urime përvjetorin e 112-të të Pavarësisë së Shqipërisë!”, ka shkruar ASK në Facebook.
Nga pesë qytete të Kosovës me më së shumti qytetarë me emrin Ismail, Prishtina prin.
Postimi i plotë i ASK-së: