ASK: Më shumë vizitorë në hotele për Prill 2026 sesa një vit më parë

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Statistikat e Hotelerisë për muajin Prill 2026. Në Prill 2026, numri i vizitorëve në hotele ishte 67 093 prej tyre vizitorë vendorë ishin 27 034 dhe vizitorë të jashtëm ishin 40 060. Krahasuar me muajin Prill të vitit 2025 (sa ishin 54 812 vizitorë) pati rritje të numrit të…

Lajme

08/06/2026 22:51

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Statistikat e Hotelerisë për muajin Prill 2026.

Në Prill 2026, numri i vizitorëve në hotele ishte 67 093 prej tyre vizitorë vendorë ishin 27 034 dhe vizitorë të jashtëm ishin 40 060. Krahasuar me muajin Prill të vitit 2025 (sa ishin 54 812 vizitorë) pati rritje të numrit të përgjithshëm të vizitorëve në hotele për 22,4 %.

Numri i net-qëndrimeve ishte  149 753, prej tyre 75 143 (50,1 %) nga vizitorët e jashtëm dhe 74 610 (ose 49,8 %) vendorët e brendshëm.

“Sa u përket vizitorëve të huaj, krahasuar me periudhën paraprake (Prill 2025) pati një rritje të vizitorëve për  23,5 %.  Në total,  40 060 vizitorë të huaj, nga të cilët numri më i madh ishte nga: Shqipëria, Gjermania, Zvicra,Turqia etj”, njofton ASK.