Ashton United me ofertë zyrtare për Haaland – duan huazim 28 ditorë

Skuadra e nivelit të shtatë të futbollit anglez, Ashton United kanë bërë ofertë për Erling Haaland. Ashton United, e cila aktivizohet në Northern Premier League Premier Division, nivel i shtatë i futbollit në Angli, duan shërbimet e Haaland. Klubi anglez i ka nisur Cityt një ofertë për huazim 28-ditorë për Haaland, përcjell lajmi.net. Për ofertën…

Sport

14/11/2022 16:51

Skuadra e nivelit të shtatë të futbollit anglez, Ashton United kanë bërë ofertë për Erling Haaland.

Ashton United, e cila aktivizohet në Northern Premier League Premier Division, nivel i shtatë i futbollit në Angli, duan shërbimet e Haaland.

Klubi anglez i ka nisur Cityt një ofertë për huazim 28-ditorë për Haaland, përcjell lajmi.net.

Për ofertën në fjalë ka folur edhe trajneri i skuadrës së Ashton United.

“Ka kuptim të nënshkruajmë me të në formë huazimi. City nuk po luan dhe ne duam ta mbajmë atë në formë”, ka thënë trajneri i Ashton United, përcjell lajmi.net.

“Ka më shumë kuptim sesa ai të luajë golf për gjashtë javë”, shtoi tutje ai. /Lajmi.net/