Ashton i kundërpërgjigjet Vucicit për Oliver Ivanovicin
Catherine Ashton thotë se i beson organeve të EULEX’it në hetimet që po i bën për rastin e Oliver Ivanovicit. Ajo i është kundërpërgjigjur Aleksandar Vucicit, pasi që i ishte kërkuar që të përfshihet në këtë proces gjyqësor.
Lajme
Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Catherine Ashton, beson në hetimet e EULEX’it që po i bën në rastin kundër Oliver Ivanovic.
Zëdhënësja Maja Kocijancic ka thënë se Ashton i është përgjigjur Vucicit ndaj letrës që ky i fundit i dërgoi kryediplomates evropiane rreth arrestimit të Ivanovicit.
“Kemi marrë një letër, por keni pasur mundësi që të shihni se nga EULEX arrijnë informacione të detajuara lidhur me këtë proces”.
“Ivanovic ka të drejtën e ankesës për paraburgim dhe se duhet ta shfrytëzojë atë”.
Vucic ka deklaruar një ditë më parë se në këtë letër ka kërkuar nga Ashton që të sqarojë çështjen e Ivanovicit, i cili është burgosur lidhur me akuzat për krime lufte gjatë vitit 1999-2000.