Ashley Cole pensionohet nga futbolli

Ish-mbrojtësi i Chelseat dhe Anglisë, Ashley Cole, ka njoftuar pensionimin e tij nga të gjitha aktivitetet e futbollit profesionist në moshën 38 vjeç, pas një karriere dy dekadash.

Sport

18/08/2019 15:51

Mbrojtësi i majtë njoftoi këtë në Sky Sports Super para minutash përpara duelit mes Bluve dhe Leicester në Premierligë.

Tre herë fituesi i Premierligës dhe një herë i Ligës së Kampionëve  u la i lirë nga Debry County në fund të sezonit 2018/19, përcjell lajmi.net.

“Pas mendimeve të mëdha dhe konsiderimit, ishte padyshim koha për të varur çizmet e mia dhe të shikoja drejt kapitullit tim të ri”, deklaroi ai në Sky Sports.

Në karrierën totale për klube, ai bëri 508 paraqitje dhe 39 sosh me kombëtaren e Anglisë. /Lajmi.net/