Asensio në “llupën” e Arsenalit dhe Milanit – e konfirmon agjenti i lojtarit

Marco Asensio ka ngjallur interesin e dy skuadrave të mëdha, Milan dhe Arsenal.

Sport

06/04/2022 17:29

Këtë e ka konfirmuar vetë agjenti i lojtarit, duke thënë se ty dyja skuadrat të interesuara për lojtarin.

“Ne jemi krenarë për interesimin e Milanit. “Rossonerët” janë një opsion i mirë për lojtarin, madje edhe nëse ka oferta nga klube angleze si Arsenal. Gjithsesi, ne jemi gati ta shqyrtojmë çdo opsion”, thotë agjenti i lojtarit, shkruan lajmi.net.

Kontrata e Asensios me Real Madridin skadon në verën e vitit 2023, me “Los Blancos” që raportohet t’i kenë ofruar futbollistit pagë më të lartë për të renovuar. /Lajmi.net/