Asensio i ofrohet Barcelonës

Agjenti i Marco Asensio, Jorge Mendes i ka ofruar lojtarin Barcelonës. Sipas gazetarit spanjoll, Gerard Romero, i cili është i specializuar në lajmet në lidhje me Barcelonën, agjenti i Marco Asensio, Jorge Mendes, i ka ofruar katalanasve sulmuesin e Real Madridit, transmeton lajmi.net. Kontrata e Asensio me ‘Los Blancos’ skadon në fund të sezonit aktual,…

Sport

07/03/2023 11:09

Agjenti i Marco Asensio, Jorge Mendes i ka ofruar lojtarin Barcelonës.

Sipas gazetarit spanjoll, Gerard Romero, i cili është i specializuar në lajmet në lidhje me Barcelonën, agjenti i Marco Asensio, Jorge Mendes, i ka ofruar katalanasve sulmuesin e Real Madridit, transmeton lajmi.net.

Kontrata e Asensio me ‘Los Blancos’ skadon në fund të sezonit aktual, por klubi ende nuk ka hyrë në bisedime për një rinovim.

Kujtojmë që edhe më parë spanjolli ishte i lidhur me një kalim në ‘Camp Nou’ dhe një lëvizje të tillë nuk e mohoi lojtari.

Mbetet të shihet nëse një lëvizje e spanjollit drejt rivalit më të madh të Real Madridit, do të ndodhë apo jo./Lajmi.net/