Asensio: E kishim ndeshjen në dorë, jam i zhgënjyer

Marco Asensio është shrpehur i zhgënjyer me disfatën nga Athletic Bilbao në kuadër të Supercopa de Espana.

Sport

14/01/2021 23:08

Real Madridi humbi ndeshjen me rezultatin 1-2, në fundin e ndeshjes Karim Benzema kishte shënuar edhe golin e dytë por u anulua nga pozita jashtë loje, transmeton lajmi.net.

Tani, Bilbao do të ndeshet me Barcelonën në finale të Supercopa de Espana.

Marco Asensio nuk ishte aspak i kënaqur pas ndeshjes.

“Ne jemi të zhgënjyer dhe të inatosur për këtë humbje”, tha ai.

“Në fundin e lojës i dominuam ata, e kishim lojën në dorë prandaj ndihem i zhgënjyer”, tha Asensio.

“Kishtë një prekje me dorë, sepse e pashë topin të vinte nga ana ime dhe kërceu, por nuk jam i sigurt, duhet ta shikoj përsëri”, përfundoi Marco Asensio, duke aluduar se “Los Blancos” ju ishte mohuar një penalti./Lajmi.net/