Asamblisti nga radhët e AAK-së në Istog kalon në LDK

Asamblisti nga radhët e Aleancës për Ardhmëri në Kosovë në Istog, Arianit Selmanaj kalon në grupin e asamblistëve nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Njoftimin për këtë e ka bërë kryetari i Istogut i cili vjen nga LDK, Ilir Ferati. Ai ka thënë se Selmanaj tash e tutje përfaqësimin politik dhe ushtrimin e profesionalizmit…

Lajme

27/06/2024 10:39

Asamblisti nga radhët e Aleancës për Ardhmëri në Kosovë në Istog, Arianit Selmanaj kalon në grupin e asamblistëve nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Njoftimin për këtë e ka bërë kryetari i Istogut i cili vjen nga LDK, Ilir Ferati.

Ai ka thënë se Selmanaj tash e tutje përfaqësimin politik dhe ushtrimin e profesionalizmit të tij do ta bëjë ne grupin e asamblistëve të LDK-së.

“Mirësevjen në LDK, Arianit! Sot, bashkë me Ruzhdinë, kryetarin e nëndegës sonë në Kaliqan, i uruam mirëseardhje në LDK Arianit Selmanaj, asambleistit që nga sot perfaqësimin politik dhe ushtrimin e profesionalizmit të tij do ta bëjë ne grupin e asambleistëve të LDK-së! LDK-ja vazhdon të rritet. Punë të mbarë Arianit!”, ka shkruar Ferati. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: