Asamblistët zhvatës të tenderëve

Dhjetëra tenderë në institucionet publike në vlera të mëdha, janë marrë nga asamblistë të Komunave përmes kompanive të tyre private.

Lajme

02/11/2015 07:48

Gazeta “Zëri” ka siguruar dokumentacione që dëshmojnë se një numër i madhe i tyre janë duke keqpërdorë pozitat për të përfituar tender me shuma të mëdha parash.

Asamblistë të komunave të Kosovës, të cilët kanë marr vota nga qytetarët për t’i përfaqësuar në nivel lokal, kanë hapur kompani private dhe po përfitojnë tenderë publikë në vlera prej qindra mijëra euro e disa prej tyre edhe miliona.

Ata kanë emëruar persona të autorizuar të nënshkruajnë kontrata, por vet mbesin pronarë të firmave që po përfitojnë shuma të mëdha të parasë publike.

Sipas dokumenteve që posedon gazeta “Zëri”, këta asamblistë pos që kanë fituar tender nëpër komunat e tyre, ata janë shtrirë edhe në nivelin qendror. Përfituesit janë të profileve të ndryshme, kompani ndërtimi, furnizim me naftë, mirëmbajtje servisim të automjeteve, sigurim etj.

Këta asamblistë janë kryesisht të PDK-së, por ka edhe nga ata të LDK-së. Kompanitë e tyre përmes lidhjeve të forta në nivele qendore kanë depërtuar edhe në tenderë të qeverisë, FSK-së, Akademisë së Shkencave etj. /Zëri