Asamblistët e VV-së në Prishtinë mbajnë sot konferencë për media para Prokurorisë Speciale
Asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, do të mbajnë sot konferencë për media. Kjo konferencë do të mbahet nga ora 11:00 para Prokurorisë Speciale të Kosovës. “Ju ftojmë të merrni pjesë në konferencën për media nga Grupi i Asambleistëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE! – Qendra Prishtinë, e cila do të mbahet sot, me fillim nga ora…
Lajme
Asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, do të mbajnë sot konferencë për media.
Kjo konferencë do të mbahet nga ora 11:00 para Prokurorisë Speciale të Kosovës.
“Ju ftojmë të merrni pjesë në konferencën për media nga Grupi i Asambleistëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE! – Qendra Prishtinë, e cila do të mbahet sot, me fillim nga ora 11:00, para Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatën për media të lëshuar nga kjo parti.
Të njëjtit nuk kanë treguar arsyen për mbajtjen e kësaj konference por dje janë publikuar disa biseda në rrjetin social “Snapchat” ku flitet për ryshfet nga kryetari i Komunës së Prishtinës. Sipas atyre bisedave, LDK në Prishtinë që e udhëheq këtë Komunë ka kërkuar 30 mijë euro nga një person për t’ia kryer një punë.
Deri tani, nuk ka ardhur asnjë reagim nga i pari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama. /Lajmi.net/