As takimi Kurti-Limaj nuk sjell rezultat, Kuvendi mbetet i pakonstituuar edhe pas seancës së 50-të

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë mbajtur sot seancën e 50-të konstituive e cila si edhe 49-të parapraket ka përfunduar pa rezultat. Në këtë seancë kanë marrë pjesë 104 deputetë. Kryesuesi i seancës, Avni Dehari ka kërkuar nga opozita që të propozojnë një anëtarë të komisionit për votimin e fshehtë, por që ata nuk i…

Lajme

21/07/2025 11:33

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë mbajtur sot seancën e 50-të konstituive e cila si edhe 49-të parapraket ka përfunduar pa rezultat.

Në këtë seancë kanë marrë pjesë 104 deputetë.

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari ka kërkuar nga opozita që të propozojnë një anëtarë të komisionit për votimin e fshehtë, por që ata nuk i kanë propozuar e as nuk e kanë votuar këtë komision i cili sipas tyre është antikushtetues.

Komisioni për votimin e fshehtë ka marrë 53 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

Kjo seancë pritej të sillte rezultat pas takimit që u realizua mes kryetarit të VV-së, Albin Kurtit dhe atij të Nismës, Fatmir Limajt të shtunën, por që kjo nuk ndodhi.

Siç duket dhe siç edhe ka deklaruar deputeti i VV-së, Agim Bahtiri nuk ka një marrëveshje mes këtyre dy liderëve ndërkaq as Kurti e as Limaj nuk janë deklaruar në lidhje me të.

Mes këtyre liderëve pritet që të ketë edhe takime të tjera, shkruan lajmi.net.

Seanca e radhës konstituive e Kuvendit të Kosovës do të mbahet me 23 korrik, ndërsa 26 korriku është afati i fundit i dhënë nga Gjykata Kushtetuese për ta konstituuar Kuvendin e Kosovës. /Lajmi.net/