AS Roma – Inter, formacionet zyrtare

Roma pret në "Stadio Olimpico" skuadrën e Inter, në kuadër të xhiros së 17-të të Serie A.

Sport

10/01/2021 11:29

“Giallorossët” kërkojnë fitore përballë një kundërshtari të vështirë siç është Inter, në fakt katër ndeshjet e fundit ndërmjet këtyre skuadrave kanë përfunduar në barazim, transmeton lajmi.net.

Në pesë ndeshjet e fundit të dy skuadrat kanë regjistruar nga katër fitore dhe një humbje.

Inter qëndron në vendin e dytë me 36 pikë, dhe kërkon ndjekjen e kreut, pozitë e cila mbahet nga AC Milan me 40 pikë.

Roma qëndron e treta në tabelë me 33 pikë, edhe ata janë në “vallen e titullit” këtë sezon, pasi kanë regjistruar paraqitje të mira.

Formacionet zyrtare të klubeve./Lajmi.net/

AS Roma: Pau Lopez; Mancini, Smalling, Ibanez; Karsdorp, Villar, Veretout, Spinazzola; Pellegrini, Mkhitaryan; Dzeko.

Inter: Handanovic; Skriniar, De Vrij, Bastoni; Hakimi, Barella, Brozovic, Vidal, Darmian; Lautaro, Lukaku