‘AS’: Po diskutohet mundësia e transferimit të Ronaldo te Barcelona

Cristiano Ronaldo e sheh edhe Barcelonën si destinacion të mundshëm.

Sport

05/07/2022 08:14

Ylli portugez, Cristiano Ronaldo dëshiron të largohet nga Manchester United dhe tashmë është në kërkim të një skuadre.

Agjenti i tij, Jorge Mendes është takuar mbrëmë me presidentin e Barcelonës, Joan Laporta, ku kanë biseduar për mundësinë e disa transferimeve, përcjell lajmi.net.

‘AS’ insiston se mes tjerash është folur edhe për situatën e Cristiano Ronaldo.

Gjithsesi, ajo që ka qenë primare në takim besohet të jetë puna e Jules Kounde dhe ajo e Bernardo Silva.

Cristiano Ronaldo spekulohet se mund të përfundojë edhe te skuadra e Chelsea. /Lajmi.net/