As nata e “Kurban Bajramit” nuk kryen punë, deputetët nuk arrijnë të konstituojnë Kuvendin as sot

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë mbledhur edhe sot, pavarësisht seanca e djeshme e 26-ta me radhë nuk pati asnjë rezultat. Deputetët u mblodhën sot për të konstituuar kuvendin, por situate ishte e njëjtë. Të pranishëm në këtë seancë ishin 99 deputetë, raporton lajmi.net. Kësisoj kryesuesi Avni Dehari kërkoi nga partitë politike që të propozojnë…

Lajme

05/06/2025 11:27

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë mbledhur edhe sot, pavarësisht seanca e djeshme e 26-ta me radhë nuk pati asnjë rezultat.

Deputetët u mblodhën sot për të konstituuar kuvendin, por situate ishte e njëjtë.

Të pranishëm në këtë seancë ishin 99 deputetë, raporton lajmi.net.

Kësisoj kryesuesi Avni Dehari kërkoi nga partitë politike që të propozojnë emrat e deputetëve për formimin e komisionit për votim të fshehtë, por nga PDK, LDK dhe AAK nuk pranuan të propozojnë.

Seanca dështoi sërish dhe votimi mori vetëm 50 vota për.

Seanca e radhës parashihet të mbahet më 7 qershor në ora 11:00, pasi kjo e sotmja u thirr për shkak të festës së Kurban Bajramit e cila është nesër./Lajmi.net/